Nga 29 maji Tirana lidhet direkt me kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, përmes linjës ajrore.
Tirana Airport Partners bën të ditur se të gjithë pasagjerët mund të fluturojnë direkt drejt Kopenhagës nga Tirana dhe anasjelltas 2 herë në javë.
Fluturimet do të kryhen nga kompania “Norwegian Airlines”. Norwegian Airlines gjithashtu kryen fluturime direkte nga Tirana në Oslo 3 herë në javë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon, me mbi 2.8 milionë pasagjerë vetëm gjatë 4 muajve të parë të 2024-ës.
Kjo edhe falë linjave të reja dhe veçanërisht mundësive për lidhje me vende që nuk ishin të lehta e të arritshme më parë.
Shqipëria ka një turizëm që po rritet. Mbështetur në të dhënat e fundit të Agjencisë së Trafikut Ajror, Shqipëria ka rritjen më të shpejtë në aeroporte në mbarë Europën me 222 %.
/ rtsh.al /
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...