Sylvinho ditën e djeshme publikoi listën e Kombëtares së Shqipërisë për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Në këtë listë u përfshi edhe Armando Broja, shkruan Arbresh.info.
Broja nuk pati një sezon edhe aq të mirë për shkak të lëndimeve dhe minutazhës së paktë në skuadrat ku ai luajti.
Mirëpo Sylvinho vendosi që ta thërrasë në Euro, përpara Cikalleshit e Uzunit.
Broja në një intervistë për Sport ekspres, ndër të tjera foli edhe për një ftesë që i kishte dërguar Anglia kohë më parë mirëpo ai zgjodhi kombëtaren amë për të përfaqësuar.
“Anglia më ka thirrur kur isha më i vogël, kam folur me babin dhe familjen. I thashë babit që unë kam qef që të luaj për Shqipërinë, është vendi më afër zemrës time, është vendi ku më ka lindur familja. E kam më shumë afër zemrës, edhe njerëzit që janë aty dhe tifozët. Ishte një zgjedhje që nuk e mendova dy herë”, tha Broja.
Me kombëtaren e Shqipërisë, Broja ka gjithsej 19 paraqitje teksa ka shënuar katër gola./Arbresh.info/
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...