Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për 50 ditë me rradhë, rreth dy mijë e 600 regjistrues në 38 komuna të vendit, kanë mbledhur të dhëna të rëndësishme për politikat dhe strategjitë për dhjetë vitet e ardhshme.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se procesi është vlerësuar me nota të larta, shkruan Arbresh.info.
“Nga aspekti profesional e teknik, procesi i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave është vlerësuar me nota të larta nga ekipet monitoruese të organizatave ndërkombëtare partnere, UNFPA dhe UNECE”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se ndërkohë vlerësimet fillestare, sipas tij, tregojnë që përqindja e pjesëmarrjes së popullsisë dhe gjithëpërfshirja, është ndër më të lartat edhe në nivel ndërkombëtar.
Ndër të tjera, ai është shprehur se shteti ynë ka kaluar “një test të rëndësishëm”.
“Shteti i Kosovës dhe qytetari i Republikës e kanë kaluar një test të rëndësishëm në organizimin dhe pjesëmarrjen në një ndër ndërmarrjet më të mëdha institucionale, që u përmbyll sot”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...