Sot gjatë ditës janë paralajmëruar protesta në Serbi, përkatësisht në zonën afër pikë-kalimit kufitar me Kosovën, në Jarinjë.
Në bazë të një videoje që po qarkullon në rrjetin social Tik Tok, mësohet se protesta me moton “Kosova është Serbi”. do të mbahet nga ora 12:44, ndërsa organizatori thuhet se është Dejan Neskovic.
@dejanneskovic227
Arbresh.info ka kontaktuar edhe me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshanin, për të pyetur se si është situata atje.
Elshani tha se situata për momentin është e qetë dhe se çdo gjë është në rregull.
Duke shtuar se në rast të ndonjë eskalimi ata(policia), janë aty.
Ndryshe, QKMK të premten njoftoi se janë paralajmëruar protesta, duke shtuar se ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër.
“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...