Në Sofje të Bullgarisë, prej sot, për tri ditë rresht do të mblidhet Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku në agjendën e saj është edhe Kosova. Me këtë rast, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar.
Në njoftimin e Asamblesë thuhet se deputetët e saj, mes tjerash, do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës.
Sfidat e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, strategjitë për mbështetjen e partnerëve në rrezik dhe rritja e angazhimit me Jugun Global do të trajtohen po ashtu në këtë takim, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.
Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila mbahet për tre ditë radhazi, 25,26,27, në Sofje të Bullgarisë, në agjendë do të jetë edhe Kosova.
Kosova pret që të marrë përkrahje në avancimin e statusit të Kuvendit të Kosovës, nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate. Vendi ynëpërfaqësohet nga deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Halit. Ata do të jenë prezentë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Sofje./rtk
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron