Është arrestuar në Kolumbi Marco Di Nunzio, një sipërmarrës nga Torino, i cili jeton në vendin e Amerikës së Jugut, u arrestua në Kolumbi për shkak të falsifikimit të testamentit të Silvio Berlusconit.
Prokurorët e Milanos kanë mbyllur hetimet duke çuar për gjykim 55-vjeçarin, i cili akuzohet për falsifikim testamenti dhe shantazh ndaj fëmijëve të Kavalierit.
Di Nunzio pretendonte se ishte trashëgimtar i 2% të Fininvest. Ai publikoi një testament për të cilin pretendonte se ishte hartuar para një noteri në Kartagjenë, ku Berlusconi do t’i kishte dhënë 26 milionë, një jaht, vila në Antigua dhe 2% të Fininvest.
Falë shkëmbimit të informacionit, Di Nunzio u arrestua në Kartagjenë, edhe nga autoritetet gjyqësore kolumbiane për falsifikimet e supozuara të kryera në atë vend, përfshirë edhe atë në testament, të raportuar edhe nga një noter nga Kartagjena./A2CNN
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...