Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti sot në takim Komitetin Parlamentar Arabi Saudite-Kosovë të Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite (Shura), i kryesuar nga kryetari i këtij komiteti Khaled bin Mohammed Al Bawardi.
Zëvendësministri Ahmeti fillimisht falënderoi dhe i shprehi mirënjohje të veçantë kryesuesit të delegacionit Al Bawardi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur që Arabia Saudite i ka ofruar Republikës së Kosovës si në aspektin e konsolidimit të brendshëm ashtu edhe atë në marrëdhëniet me jashtë për anëtarësimin e vendit tonë në organizata ndërkombëtare.
Në vazhdim të takimit, falënderime për mikpritjen e ngrohtë shprehi edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Arabi Saudite-Kosovë në Asamblenë Konsultative të Arabisë Saudite,
Al Bawardi, i cili vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve.
Thellimi dhe zgjerimi i mëtejmë i bashkëpunimit të dyanshëm në fusha të interesit të përbashkët, që përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në fushën e ekonomisë, arsimit, teknologjisë informative, energjisë së ripërtëritshme, shëndetësisë, turizmit, diplomacisë publike ishin disa nga temat ku u përqendrua biseda në mes dy delegacioneve dhe ku synohet konkretizimi i këtij bashkëpunimi nëpërmjet projekteve konkrete./Arbresh.info
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...