Shtetasit shqiptarë Përparim Rakipi, 39 vjeç dhe Erion Tola 42 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane, pasi dyshohet se kanë trafikuar me autobus nga Shqipëria drejt Italisë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.
Sipas mediave fqinje, në flagrancë u arrestua dhe një 31-vjeçar italian, i identifikuar si Luigi Maggio, i cili ishte pritësi i lëndës narkotike.
Gjatë mbajtjes në vëzhgim të 31-vjeçarit italian, oficerët e policisë panë që ai doli nga garazhi i një ndërtese në Lainate dhe më pas u drejtua në Varese, ku ndaloi në Piazzale Kennedy, në zonën e përdorur për parkimin e autobusëve të ardhur nga Shqipëria.
Teksa ndaloi në stacionin e autobusëve ai mori dy pako të bardha, të cilat i vendosi në ndarjen e rrotave rezervë të bagazhit të makinës së tij.
Policët të cilët kishin monitoruar gjithçka, e ndoqën 31-vjeçarin në Cerro Maggiore, ku ai ndaloi në semafor të kuq. Në atë moment është ndërhyrë ku ai u arrestua dhe lënda narkotike u sekuestrua.
Në vendin e rrotës rezervë kishte një pjesë të sajuar ku policia gjeti 23 kg kokainë dhe 6 blloqe heroinë me peshë afërsisht 3.5 kg. Sipas asaj që u rikonstruktua nga agjentët e Komisariatit të Venecias Garibaldi, lënda narkotike e sekuestruar ishte e destinuar për tregun milanez në zonat Loreto, Crescenzago, Lambrate dhe Forlanini.
Policia italiane arrestoi në flagrancë 31-vjeçarin por dhe dy shtetasit shqiparë./euronews.al
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...