Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shkrepjes me armë zjarri në Pejë.
Prokurori i rastit në Pejë, Ersan Qavolli në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTK-në ka thënë se i dyshuari ende nuk është identifikuar.
“Dyshohet se tre persona janë plagosur, ndërsa personin e dyshuar e kemi në arrati dhe po punojmë intenzivisht që ta identifikojmë dhe ta arrestojmë”, ka thënë ai në “Lajmet e Fundit”.
Ndërkaq ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.
“Meqënëse rasti ka ndodhur tani është herët të flasim për motivet mirëpo do të ndërmarrim të gjitha veprimet që ta identifikojmë qëllimin e këtij rasti”, ka thënë ai.
Ramush Haradinaj i AAK-së me pasuri milionëshe e të hyra mbi...
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe...
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë e...
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor v...
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzi...
Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Aus...