Vonesat e deputetëve të pushtetit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ishte shkak i përplasjes së deputetëve të opozitës me ata të pozitës.
Fillimisht, deputetët e LDK e AAK-së kërkuan sqarime nga ata të pushtetit për këto vonesa, por deputetja e VV-së tha se arsye e kësaj vonese ishin angazhimet.
Por deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e quajti të paedukatë.
“Pa edukatë, na vijmë e ju presim”, tha Reshitaj.
Kundër vonesave të tilla u shpreh edhe deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, e cila së bashku me me deputeten e AAK-së, Albena Reshitaj e lëshuan mbledhjen./eo
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës