Ish-legjenda e boksit, Lennox Lewis, ka ndarë me tifozët një pamje të paparë më herët në meçin mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk, më saktësisht nga raundi i nëntë.
Usyk e mposhti Furyn me vendim të ndarë të gjyqtarëve në Riad të Arabisë Saudite, për t’u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks që nga koha e Lewis.
Gjyqtarët i dhuruan fitoren ukrainasit me rezultatet 115-112 dhe 114-113 për të fituar rripat WBC, WBA, IBF dhe WBO.
Fury ishte më i mirë në raundet e para, por pika e kthesës erdhi në raundin e nëntë.
Usyk i dhuroi disa goditje të njëpasnjëshme Furyt në kokë duke bërë që ‘Gypsy King’ të lëkundej rreth ringut, dhe vetëm litarët e shpëtuan atë nga rrëzimi.
Gjyqtari më pas e ndali meçin duke i dhuruar numërimin Furyt, një vendim i diskutueshëm që bëri që shumë tifozë dhe ekspertë të besojnë se ai ia mohoi Usykut nokautin.
My first reaction to Rnd 9 of #FuryUsyk plus a few bonus reactions. ? #Ringoffire #RiyadhSeason pic.twitter.com/spe2lke2lX
— Lennox Lewis, CBE, CM (@LennoxLewis) May 20, 2024
Fury më pas ishte në gjendje që ta rikuperonte qetësinë e tij në tri raundet e mbetura, por momentumi i kishte ikur dhe humbi me vendim të ndarë të gjyqtarëve.
Kjo humbje i shkaktoi Furyt që t’i prishej rekordi si i pamposhtur dhe ia pamundësoi shansin që të bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, që prej se Lennox Lewis e mposhti Evander Holyfieldin në 1999./Telegrafi/
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...