Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e rregullores së BQK-së, me kusht që ata të tregojnë gatishmëri për arritjen e një marrëveshjeje.
Lajçak me anë të një postimi në Facebook, tha se mbetet e paqartë se si do të ndikojë mosarritja e marrëveshjes për dinarin në jetën e qytetarëve, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si do të ndikojë kjo në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë. Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje”, shkroi Lajçak.
Ndryshe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar disa herë, ku kanë diskutuar mbi implikimet e rregullores së BQK-së, po nuk është arritur ndonjë marrëveshje./Arbresh.info/
Haradinaj nga Gjakova: Kosova s’është mirë, duhet bërë më e ...
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it