Tre persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje mes vete.
Rasti ka ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Shtime.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se është mësuar se ata që u rrahën ishin familjarë në mes vete.
Si pasojë e lëndimeve, tre familjarët për tretman mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugen ,,12 Qershori” ne Shtime. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.”, thuhet në konfirmim.
Veseli bën të ditut se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet./Arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...