Policia e Kosovës ka njoftuar se Enver Sekiraqa është arratisur pas masës së sigurisë, ku Apeli dy ditë më parë vendosi që të njëjtin ta kthejë në paraburgim.
Në një përgjigje për Arbresh.info, policia tha se pas pranimit të aktvendimit të Apelit për ndryshimin e masës së sigurisë, Enver Sekiraqës i është dërguar ftesa, mirëpo nuk është hasur në vendbanimin e tij.
“Meqë i njëjti nuk është hasur në shtëpi, Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kompetent, ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, mirëpo i njëjti nuk është hasur në shtëpi.Po ashtu sot me datën 18.05.2024, për të zbatuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, ku i dyshuari duhet të dërgohet në paraburgim, zyrtarët policorë e kanë kërkuar të njëjtin, por nuk e kanë hasur në shtëpi”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Tutje, bëhet e ditur se policia ka ndërmarrë masat e nevojshme për informim dhe ndalim të tij në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale policore ndaj Sekiraqës./Arbresh.info/
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...