Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni,bashkë me deputetin e kësaj partie, Luan Aliu, kanë shkuar për vizitë te Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Hyseni tha se pak ditë para se të bëhej kryeministër, Xhaferi kishte qenë në Gjilan.
“Bashkë me deputetin Luan Aliu, drejtorin e DKRS dhe mikun tonë Ismet Sylejmani, ishim për vizitë te Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Pak ditë para se të bëhej Kryeministër, duke qenë Kryetar Kuvendi, z. Xhaferi nderoi Gjilanin me prezencën e tij. Ndërkohë, tani na nderoi me pritje në Kryeministri”./Arbresh.info
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu