Kryeministri sllovak, Rober Fico është në rrezik për jetë pasi është qëlluar disa herë me armë zjarri.
Faqja e tij zyrtare në Facebook, bënë të ditur se në këto momente ai po transportohet me helikopter në Bratislavë, përcjell Arbresh.info.
“Në R. Fica u bë atentat sot. Ai është qëlluar disa herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. Në këtë moment ai transportohet me helikopter në Banská Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratislavë për shkak të nevojës së një procedure akute. Orët e ardhshme do të vendosin”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, pas mbledhjes së Qeverisë së Sllovenisë ditën e sotme gjatë të shtënave me armë zjarri është plagosur kryeministri sllovak, Robert Fico në Bratislavë.
Ai është dërguar menjëherë në emergjencë ndërsa nuk dihet ende për gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërsa, sipas mediave sllovake i dyshuari është arrestuar./Arbresh.info
Lexo edhe:
Momenti kur arrestohet i dyshuari që qëlloi me armë kryeministrin e Sllovakisë
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...