Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marr pjesë në konferencën ndërministrore e vendeve të Ballkanit Perëndimorë e cila u mbajt në Tiranë, me ftesë të homologut të tij shqiptar, Taulant Balla.
Sveçla theksoi se temë e diskutimit ishte “Bashkëpunimi për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit Perëndimor”, përcjell Arbresh.info.
Ministri para të pranishmëve ka prezantuar të arriturat e Qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, ndërsa me ministrin Balla dhe ministrin britanez, Tomlinson kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët.
“Prezantova para të pranishmëve të arriturat e Qeverisë sonë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, migrimit të paligjshëm e trafiqeve të ndryshme. Në këtë drejtim, institucionet tona të sigurisë janë ballafaquar me sfida të shumta veçanërisht me sulme të njëpasnjëshme ndaj tyre por nuk kanë ndaluar së zbatuari misionin e tyre”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.
Mes tjerash, Sveçla shtoi se bashkëpunimi rajonal mbetet qenësor në realizimin e qëllimeve tona për rajon të sigurt që lufton me mekanizma të përbashkët çdo lloj krimi që cenon sigurinë.
“Jam i lumtur që me Ministrin z. Taulant Balla dhe me Ministrin Britanez për Luftimin e Migrimit të Paligjshëm z. Michael Tomlinson nënshkruam sot edhe deklaratën e përbashkët përmes së cilës zotohemi për angazhim të përbashkët në luftimin e migrimit të paligjshëm”, shtoi Sveçla./Arbresh.info
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...