Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Pacolli njoftoi se Ramën e ka përgëzuar për punën e shkëlqyer në kryeqytet, shkruan Arbresh.info.
“Sot kam pasur një takim të këndshëm me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Perparim Ramen. E përgëzova për punën e tij të shkëlqyer për Kryeqytetin tonë dhe veçanërisht për vizionin e tij për të ardhmën.. Zhvillimi i vërtetë vjen nga harmonizimi i ideve dhe vizionit të tij të fuqishëm, si dhe nga investitorët privatë që japin kontributin e tyre.”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, kreu i AKR-së theksoi se Prishtina po ecën me një ritëm të duhur duke shtuar se kjo është shumë inkurajuese.
Në fotografinë e shpërndarë shihet se Pacolli ia ka dhuruar të parit të Prishtinës librin e tij “/Arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...