Ministri britanik kundër Migrimit të Paligjshëm, Michael Tomlinson i cili po qëndron për vizitë në Kosovë është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kështu ka njoftuar ambasada britanike përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, shkruan Arbresh.info.
“Sot në Kosovë, ne mirëpritëm ministrin britanik kundër migrimit të paligjshëm, Michael Tomlinson, ku ai shkëmbeu pikëpamjet me Ministrin Xhelal Sveçla mbi mënyrat se si vendet tona mund të intensifikojnë bashkëpunimin në sigurinë e kufirit”, ”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Sipas njoftimit, të dy ministrat kanë shkuar për të parë nga afër një demonstrim të mbështetjes praktike britanike në kufirin në Vërmicë, teksa do të udhëtojnë për në konferencën rajonale në Tiranë, për migracionin ilegal dhe sigurinë e kufirit./Arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin