Kryeministri britanik Rishi Sunak ka zhvilluar sot paradite një bisedë telefonike me Edi Ramën.
Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë britanike, ata kanë diskutuar për marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, duke përfshirë tregtinë dhe investimet.
Kryeministri Sunak vuri në dukje progresin e fortë të bërë nëpërmjet partneritetit MB-Shqipëri për migracionin.
Të dy udhëheqësit pranuan se duhet më shumë punë për trajtimin e sfidës e migracionit të paligjshëm në Evropë.
Po ashtu bëhet me dije se ata nënvizuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë e Kosovë.
Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, udhëheqësit diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të tolerancës dhe respektit./tch
A po pret Barcelona që Reali t’ua bëjë “Korridorin e nderit?...
Nesër afati i fundit për presidentin – si u përplasën të die...
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë