Kosova do të ketë të drejtë për financim sipas Planit të Rritjes, sikurse pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, nëse plotësohen kushtet e pagesës.
Kështu thuhet në një përgjigje me shkrim për RTK-në nga zyra e shtypit e Komisionit Evropian. Megjithatë, në këtë përgjigje nuk ka sqarim nëse masat e Brukselit ndaj Prishtinës zyrtare mund të jenë pengesë për marrjen e fondeve nga kjo pako financiare.
Sidoqoftë, kushti i përparimit në dialog i referohet si Kosovës ashtu edhe Serbisë.
“Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane të të dyja palëve. Të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të përparimit”, thuhet nga zyra e shtypit e KE-së.
Për të gëzuar fondet nga Plani i Rritjes, Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve të tyre.
Kjo nënkupton zbatimin e plotë të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit si dhe aneksi i zbatimit. Gjithashtu, kërkohet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të së kaluarës të arritura në kuadër të dialogut si dhe përfshirja në negociata për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.
Ndryshe Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh për gjashtë shtete e Ballkanit Perëndimor, konsiderohet një ofertë gjithëpërfshirëse e BE-së për të rritur gjendjen e tyre socio-ekonomike.
Bëhet fjalë për pakon më ambicioze financiare të BE-së për rajon që mëton dyfishimin e ekonomive në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.
Kjo pako përbëhet nga 6 miliard euro, nga të cilat 2 miliardë do të dërgohen në formë të granteve, ndërsa 4 tjerat në formë të kredive të favorshme.
“Ai përfshin akces progresiv në tregun e vetëm të BE-së, i kushtëzuar nga progresi në tregun e përbashkët rajonal të BB6, dhe mekanizma për të nxitur reformat. Plani i Rritjes nuk është një alternativë ndaj zgjerimit të BE-së, është një ofertë që do të plotësojë dhe përshpejtojë procesin e anëtarësimit”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga selia e KE-së.
Sidoqoftë, për të përfituar nga pakoja financiare secili shtet duhet të përmbushë kritere të caktuara lidhur me reformat e vlerave demokratike të sundimit të ligjit si dhe ato socio-ekonomike.
Sipas vendimit të miratuar, pagesat në kuadër të Planit do t’i nënshtrohen kushteve strikte.
Për të përfituar nga kjo pako, secili shtet përfitues duhet të përgatisë një Agjendë Reforme, e cila, para lirimit të fondeve, do të konsultohet, vlerësohet dhe miratohet nga institucionet evropiane.
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...