Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, me bashkëpunëtorët, kandidatët për kryetarë komunash në Preshevë e Bujanoc, Ardita Sinani e Ragmi Mustafi.
Bashkëbisedimi u fokusua rreth situatës politike dhe të sigurisë në rajon, gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të mbështetjes për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka ndarë 3 milionë euro për Luginën në buxhetin e këtij viti, jo vetëm për të ndihmuar në ruajtjen e kulturës e identitetit por edhe për të rritur mbështetjen për programe të tjera siç është ai i bujqësisë.
Shqiptarët në Luginën e Preshevës vazhdojnë ta kenë mbështetjen e palëkundur të Qeverisë së Republikës së Kosovës përballë diskriminimit e politikave shtypëse të Beogradit ndaj komunitetit shqiptar./Arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK