Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah i Gazës që nga e hëna, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).
“Njerëzit po përballen me një tjetër zhvendosje të detyreshme në Rripin e Gazës. Askund nuk është sigurt. Kemi nevojë për armëpushim tani”, shkroi UNRWA në platformën X.
Deri më tash, më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur – gjysma e tyre fëmijë – ishin të strehuar në Rafah.
Por, të hënën, ushtria izraelite kërkoi nga shumë prej tyre të strehuar në pjesët lindore të Rafahut, që të largohen drejt një “zone të zgjeruar humanitare”, ku tha se do të gjejnë spitale fushore, tenda dhe furnizime të tjera.
Izraeli nisi tashmë bombardimin e qytetit, ku beson se ka mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.
Ky grup ka sulmuar Izraelin në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 persona.
Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Gazë, e cila vazhdon ende, janë vrarë afro 35.000 njerëz, sipas autoriteteve në enklavë.
Ushtria e Izraelit thotë se fitorja kundër Hamasit është e pamundur pa e marrë kontrollin e qytetit Rafah.
Por, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se operacioni në këtë qytet – ku popullsia është shtuar me refugjatë nga pjesë të tjera të Gazës – mund të çojë në numër të madh të viktimave civile.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja do t’i ndalojë furnizimet e Izraelit me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në Rafah./rel
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...