Ballisti në gjykatë, dyshohet se po ju shërben autoriteteve serbe

23:28 | 5 Prill 2015
M. A.

Kastriot Myftaraj ka dërguar në gjykatë Ismail Morinën-Ballistin.

Gazetar, Kastriot Myftaraj, po e bënë atë që shteti serb nuk e bëri gjërë tani. Edhe pse paralajmëruan, autoritetet serbe asnjëherë nuk paraqitën fletëarrest për Ismail Morinën-Ballistin, tifozi i cili ngriti mbi Beograd dronin e famshëm me flamurin e Shqipërisë së Madhe.

Por, tani Myftaraj ka ngritur një kallëzim penal ndaj Ballistit, duke e cilësuar gjestin e tij si provokim lufte dhe vepër terroriste.

Ndër të tjera, Myftaraj shkruan se Ballisti është një bashkëpunëtor i shërbimeve të fshehta serbe.
“Merret vesh, Ismail Morina është bashkëpunëtor i shërbimeve të fshehta serbe. Vetë Kryeministri i Serbisë Vuçiç tha pas ndeshjes se tre orë para nisjes së ndeshjes së mbrëmshme mes Serbisë dhe Shqipërisë, ai personalisht u kishte thënë zyrtarëve të Bashkimit Europian, se ishte duke u përgatitur një provokim dhe një incident i rëndë nga ana e shqiptarëve me rastin e ndeshjes.

Tashmë, kur është e qartë mosdashja e autoriteteve serbe për të arrestuar Morinajn, kuptohet se këto informata Kryeministri i Serbisë i ka pasur nga vartësit e tij që punonin me Morinajn”, shkruan Myftaraj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale