Prilli i vitit 2024 ishte më i ngrohti i regjistruar në histori, me një temperaturë mesatare prej 15,03 gradë, 0,67°C mbi mesataren e prillit për periudhën e referencës 30-vjeçare 1991-2020 dhe 0,14 °C mbi rekordin e mëparshëm të prillit 2016.
Kjo është bërë e ditur nga shërbimi i motit i BE-së, Copernicus, i cili saktëson se ky është muaji i 11-të radhazi që është më i nxehti i regjistruar.
Prilli 2024 ishte gjithashtu 1,58°C më i ngrohtë se mesatarja e prillit para-industrial (1850-1900).
Sipas Copernicus, “El Nino arriti kulmin në fillim të vitit dhe temperaturat e sipërfaqes së detit në Paqësorin tropikal lindor tani po kthehen drejt kushteve neutrale.
Megjithatë, ndërsa variacionet e temperaturës lidhen me ciklet natyrore si El Nino vijnë dhe shkojnë, energjia shtesë e krijuar në oqeane dhe atmosferë nga përqendrimet në rritje të gazeve serrë do të vazhdojë të shtyjë temperaturat globale në rekorde të reja.”
Kështu, viti 2024 është i destinuar të kapërcejë rekordin e vitit të kaluar, i cili ishte cilësuar si viti më i nxehtë ndonjëherë./abcnews.al
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës