Parisi është eliminuar në gjysmëfinale të Champions League nga Dortmundi pasi u mposht mbrëmë në Parkun e Princave me rezultat 1-0.
Gjithashtu me të njëjtin rezultat u mposht edhe në ndeshjen e parë në Gjermani, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes trajneri i PSG-së, Luis Enrique tha se është një moment i trishtë, mirëpo vlerësoi angazhimin e madh të Dortmundit.
“Është një moment i trishtuar që po përjetojmë. Në sport, kur humbet në këtë mënyrë dhemb shumë. Është koha për të uruar Borussia Dortmundin sepse ata kanë pasur një angazhim të madh”, tha fillimisht Enrique.
Tutje ai u dëshiron suksese skuadrës gjermane në finale.
“Është gara e të fortëve. Askush nuk e kishte nënvlerësuar Dortmundin. Askush që di për futbollin. Rezultatet janë ato që janë dhe u uroj atyre më të mirën në finale sepse kanë të njëjtat mundësi si finalisti tjetër,” tha ai.
Dortmundi në finale do të luaj me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinal Real Madrid-Bayern Munich./Arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...