Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka shprehur frikën se komuniteti ndërkombëtar do të dalë me “ndonjë zgjidhje kompromisi” në mënyrë që Kosova përfundimisht të pranohet në Këshillin e Evropës edhe pa e themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Daçiq megjithatë tha se ndërkombëtarët aktualisht po i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin.
“Ka presion ndaj Kurtit që të bëjë, siç thonë ata figurativisht duke përdorur një term që nuk do të thotë asgjë, ‘një hap të pakthyeshëm drejt formimit të Asociacionit’. Dhe cili do të ishte një hap i pakthyeshëm? Epo, kjo është tani pyetja miliona dollarëshe”, tha Daçiq për TV Prva.
Ai tha se Kosova në këtë rast mund t’ia dërgojë Gjykatës Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit.
“As nuk e di se çfarë është hapi i madh në këtë, sepse Gjykata Kushtetuese mund të thotë kur të ketë mbaruar gjithçka që nuk e pranon. Pra këtu nuk ka asnjë garanci që dikush do të thotë ‘mirë, ne e kemi pranuar statutin. Pra, le të vazhdojmë’”, tha Daçiq.
Ai kujtoi se vota e 31 vendeve evropiane është e nevojshme që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës dhe se nëse Italia, Franca dhe Gjermania kanë disa rezerva para votimit, Kosova s’do të kishte asnjë shans.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...