Egjipti dhe Katari tash e disa muaj kanë ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Hamasit e Izraelit por pa sukses. E ditët e fundit këto përpjekje janë intensifikuar.
Kjo organizatë ka thënë se delegacioni i saj po shkon në Kajro të Egjiptit me një frymë pozitive pas propozimit të fundit për armëpushim. Këto bisedime dhe përpjekje po ndërmjetësohen nga Egjipti dhe Katari.
Jemi të përkushtuar për të siguruar një marrëveshje ashtu që të përmbushen kërkesat palestineze.
Në një deklaratë të lëshuar mbrëmë, Hamasi ka thënë se në tryezë dëshiron një marrëveshje të menduar mirë që bën të kuptohet se ka çështje ku të dyja palët ende nuk pajtohen.
Çështja kryesore duket të jetë nëse armëpushimi do të jetë i përhershëm apo i përkohshëm.
Deri tani, bisedime për paqe janë zhvilluar për muaj të tërë pa ndonjë rezultat. Lufta e fundit nisi me 7 tetor kur Hamasi sulmoi fshatrat dhe bazat ushtarake në jug të Izraelit duke vrarë më shumë se 1200 persona dhe duke marrë më shumë se 250 pengje.
Ndërsa si pasojë e kundërpërgjigjes së Izraelit dhe fushatës ushtarake të ndërmarrë në Rripin e Gazës, sipas ministrisë së shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi janë vrarë të paktën 34654 palestinez e janë plagosur 77 mijë e 908 persona./rtk
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...
Zhduket një 28-vjeçar në Durrës, prej 10 ditësh asnjë kontak...
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...