Sot, Yıldırım Energy vendosi gurthemelin për parkun e energjisë diellore në mjediset e kompleksit Ferronikeli në Drenas. Kapaciteti fillestar i paneleve solare është mbi 54 MW, ndërsa plani është që të arrihet në një kapacitet prej 150 MW në total, deri në 2026, thuhet në njoftimin e zyres se kryeministrit.
Tutje bëhet e ditur se kryeministri vlerësoi objektivat që i bart ky projekt, i cili përkon me angazhimin e synimet tona drejt tranzicionit në energjinë e ripërtërishme. Në vijim, biseda u fokusua rreth mundësive dhe potenciale për investime në Kosovë.
Duke i falënderuar për zgjedhjen e Kosovës si një prej shteteve ku kjo kompani ka zgjedhur të investojë, kryeministri Kurti i uroi punë të mbarë e suksese në iniciativat e tyre.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...