Një zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi të martën mbi rrezikun e infektimit të lopëve përtej Shteteve të Bashkuara me virusin H5N1, i pranishëm në shumë zogj shtegtarë.
Zyrtarët amerikanë po përpiqen të verifikojnë sigurinë e qumështit dhe mishit pas konfirmimit të virusit të gripit të shpendëve në disa ferma lopësh në nëntë shtete që nga fundi i marsit dhe një individi në Teksas.
“Ndërsa zogjtë shtegtarë që mbarin virusin vazhdojnë ritualin e tyre në mbarë botën, ekziston rreziku i infektimit të lopëve në vendet e tjera”, tha në një konferencë shtypi në Gjenevë Wenqing Zhang, e cila drejton programin global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.
Virusi H5N1 është i përhapur në mesin e shpendëve të egër në Shtetet e Bashkuara dhe në disa raste është përhapur edhe tek pulat dhe macet, por deri tani në raste të rralla tek lopët.
Zoti Zhang tha se agjencia e Kombeve të Bashkuara e konsideron të ulët rrezikun që paraqet virusi tek shëndeti publik, por bëri thirrje për kujdes, sidomos për punonjësit e fermave. Ndërsa mendohet se virusi mund të mos përhapet përmes qumështit, zonja Zhang përsëriti këshillat e OBSH-së për konsumuar vetëm qumësht të valuar.
I pyetur për të vlerësuar transparencën amerikane për infektimin e fermave të lopëve, zonja Zhang tha se agjencia ishte informuar rregullisht ndërsa vlerësoi vendimin për të ndarë menjëherë sekuencën gjenetike të virusit./voa/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...