Presidenti i Ulpianës, Jeton Gashi, është dënuar nga FFK-ja me “Përjashtim nga organizata e futbollit”.
Sipas Komisionit Disiplinor, për arsye të kurdisjeve të ndeshjeve dhe akuzave drejtuar ndaj organeve të FFK-së, si dhe shpifje dhe mashtrim të opinionit.
Në arsyetimin e Komisionit thuhet se Gashi është i dyshuar për përfshirje edhe në raste tjera të Ulpianës me klube tjera, që lidhen me marrëveshje për kurdisje të rezultateve.
“Jeton Gashi ka qenë i përfshirë në veprimtari të tilla edhe më parë, dëshmohet edhe nga ish-nënkryetari i Ulpiana 1926, z. Lirion Kozhani në një intervistë televizive të dhënë më datën 21.04.2024, ku ai deklaroi se ‘z. Jeton Gashi ka tentuar të kurdisë ndeshjen Ulpiana – Ferizaj për një shumë prej 15 mijë eurove, por ai dhe lojtarët tjerë nuk kanë pranuar të marrin pjesë në këto veprime. Ndeshja u humb në mënyrë tjetër në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Ferizajt”. shkruhet në njoftim të FFK-së.
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...
OVL UÇK dënon ekspozitën në shesh, organizojnë protestë të h...
REL: Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të...
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...