Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC) dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor (WB), që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.
Me këtë rast, ministri rikonfirmoi edhe një herë orientimin strategjik të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO dhe kërkoi përkrahjen e vendeve pjesëmarrëse në këtë format, për realizimin e këtyre aspiratave të vendit tonë, për të na mundësuar dhënien e kontributit më të madh për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë.
Në adresimin e tij, ministri Maqedonci ritheksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj të drejtë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjen e integritetit territorial, ndërsa njëkohësisht i informoi të pranishmit për kontributin e vendit në mbështetje të Ukrainës, konform kapaciteteve dhe resurseve të vendit tonë.
Gjithashtu, ministri Maqedonci theksoi faktin që përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 Shtatorit në Banjskë të Zveçanit, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të pandëshkuar për aktin e kryer./Arbresh.info/
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...