Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi tha se Kuvendi i Kosovës do të duhej të ishte vendi ku ne i diskutojmë këto shqetësime, i japim opinionet tona dhe i nxjerrim vendimet.
“Fatkeqësisht ky institucion më se paku është institucion përfaqësues, sepse qëllimisht kjo shumicë parlamentare ka pamundësuar funksionin mbikëqyrës të këtij kuvendi. Dhe duke e rritur shkallën e mosbesueshmërisë, ka krijuar situatën ku ne kur flasim për problemet e vendit tonë t’i referohemi institucioneve të vendeve të huaja. Kjo është fatkeqësi”, tha Gashi.
Ai përmendi faktin se është pamundësuar themelimi i komisionit për të hetuar lidhur me djegiet dhe zhdukjen e mostrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ai ka mbështetur PDK-në se sot duhet të zhvillohet debati për raportin e fundit të Departamentit amerikan të shtetit (DASh) për Kosovën./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Tahiri i PDK-së: 1/3 e Qeverisë Kurti janë në hetime nga Prokuroria e Shtetit
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...
Vetaksident në Prishtinë, një person i lënduar