Një grua është arrestuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë pasi e njëjta ka tentuar të fus brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, substancat narkotike janë sekuestruar, shkruan Arbresh.info.
E dyshuara, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Q. Korrektuese, Dubravë, Istog 23.04.2024-13:12. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka tentuar të fus brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila është sekuestruar dhe pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë prej 51 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic