Arsenal dhe Chelsea luajnë sfidën e derbit londinez, e mbetur nga xhiroja e 29-të në kuadër të Premier League.
Topcinjtë kërkojnë fitoren për të vazhduar liderishipin dhe duke shpresuar në ndonjë gafë të Manchester Cityt, shkruan Arbresh.info.
Kurse Chelsea hynë në këtë ndeshje pa ndonjë objektivë vetëm t’u prish punë fqinjëve.
Arsenali në vikend fitoi ndaj Wolves në kuadër të Premier League kurse Chelsea luajti në FA Cup ndaj Manchester City që u mposht me rezultat 1-0 dhe u eliminua nga gjysmëfinalja.
Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave në Premier League ka përfunduar me rezultat 2-2.
Chelsea nuk di për fitore ndaj Arsenalit që nga viti 2021, kur e mposhti pikërisht në ‘Emirates Stadium’.
Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Simon Hooper./Arbresh.info/
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...