El Clasico përfundoi me fitoren e Real Madridit me rezultat 3-2 përballë Barcelonës.
Me këtë fitore të Los Blancos, duke se përfundoi edhe gara për titull në La Liga, pasi madrilenët kanë shkuar në 11 pikë diferencë në gjashtë xhiro të mbetura.
Por, momenti më i diskutuar i drbit mbetet goditja e Lamine Yamal në minutën e 28-të dhe pritja e Andriy Lunin që ishte në një pikë kritike.
Pikë kritike pasi në La Liga nuk është teknologjia e vijës së portës, andaj VAR-i nuk kishte pamje të qartë se a ishte apo jo gol për Barcelonën.
Disa pamje në xhirim të ngadalësuar tregojnë se pritja e portierit ukrainas u bë brenda, pasi goditja e Yamal ishte befasuese.
Ka edhe mediume si ajo franceze, Canal+ që sollën pamje se topi nuk e kishte kaluar vijën e portë.
Megjithatë, ju mund ta vlerësoni nëse ishte apo jo gol për Barcelonën. /Telegrafi/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër