Ish- ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në facebook ka bërë thirrje diasporës që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.
Mehaj është shprehur se është obligim i yni që të punojmë për vendlindjen tonë Kosovën.
Sipas tij, duke u regjistruar gjithsecili nga ne, do të i kthejmë një borgjë të vogël vendlindjes sonë të madhe.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës,
Bashkëqytetare tonë të nderuar që jetoni dhe vepronin neper vende të ndryshme të botës,
Të duhet atdheu i ynë, e të punojmë për vendlindjen tonë Kosovën është obligim i yni.
Puna dhe angazhimi për atdheun tonë, për Kosovën tonë të çmuar, asnjëherë nuk është boll. Andaj, si njëri nga ju që rininë e kemi kaluar neper vendet të ndryshme të botës, kërkoj nga ana e juaj që sa me masivisht të i përgjigjemi thirrjes se institucioneve të Republikës së Kosovës për Regjistrim të popullsisë, duke ju përgjigjur pyetjeve në formularin e regjistrimit, të cilin do të mund ta gjeni edhe në faqet zyrtare të institucioneve të Kosovës ( https://ediaspora.rks-gov.net ).
Vetëm të përkushtuar për të i shërbyer atdheut, dhe duke u regjistruar gjithsecili nga ne, do të i kthejmë një borgjë të vogël vendlindjes sonë të madhe.
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...