Shefi i misionit të BE-së për siguri dhe mbrojtje (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka deklaruar se ky mision po e monitoron situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në katër komunat veriore ku po zhvillohet votimi për largimin ose jo të kryetarëve aktualë.
Barbano ka njoftuar se monitorimi i EULEX-it po bëhet në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në katër komunat ku po zhvillohet votimi për largimin e kryetarëve”, ka shkruar ai në platformën X.
Ndryshe sipas të dhënave të para nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 11:00, në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok 7, Zveçan 0, dhe Mitrovicë e Veriut 32 votues./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...