Udhëheqësi politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Ismail Haniyeh, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, më 20 prill, përderisa tensionet në Lindjen e Mesme janë të larta.
Erdogan ka kërkuar, por deri më tani ka dështuar, që të paraqesë veten si një ndërmjetës në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, që nisi më 7 tetor, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit. Po ashtu, tensionet janë të larta në Lindjen e Mesme, pasi është raportuar për sulme mes Iranit dhe Izraelit.
Megjithatë, Erdogan ka qenë diskret sa i përket takimit të tij me kreun e Hamasit.
“Do ta mbaj agjendën mes meje dhe Haniyehit”, tha Erdogan për gazetarët para takimit.
Hamasi tha se lufta në Gazë është në agjendë të bisedimeve.
Takimi Erdogan-Haniyeh, sipas mediave turke, është zhvilluar në pallatin Dolmabahçe.
Me Katarin që ka thënë se do të rivlerësojë rolin e tij si ndërmjetës mes Hamasit dhe Izraelit, Erdogan dërgoi të enjten në Doha ministrin e tij të Jashtëm, Hakan Fidan. Kjo lëvizje është sinjal se Turqia e dëshiron këtë rol.
Erdogan, gjatë paralajmërimit për vizitën e kreut të Hamasit, tha se edhe “nëse unë do të mbetem personi i fundit, do të vazhdoj të ndihmoj popullin palestinez dhe do të jem zëri i tyre”.
Hamasi, që është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, ka një zyrë në Turqi që nga viti 2011, kur Turqia ndihmoi në arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e një ushtari izraelit./Radio Evropa e Lirë/
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt