Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Urdhrin Sovran të Maltës, i ftuar për kremtimin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.
Ai u prit në një ceremoni të veçantë në Vilën Magjistrale nga Lartësia e Tij e Nderuar, Fra’ John Dunlap, Princ dhe Mjeshtër i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës.
Gjatë bisedës me Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran të Maltës, Begaj u shpreh për intensifikimin e bashkëpunimit me bindjen e nisjes së një faze të re, ndërsa e vlerësoi të suksesshme periudhën 30-vjecare të marrëdhënieve dypalëshe sidomos në fushën humanitare dhe shëndetësore.
Kreu i Shtetit theksoi se solidariteti dhe humanizmi i këtij Urdhri ka lënë gjurmë në Shqipëri përmes realizimit të projekteve në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe asistencës sociale për shtresat në nevojë.
Një mirënjohje të veçantë Presidenti i Republikës përcolli për ndihmën nga Urdhri Sovran i Maltës në rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit të vitit 2019, si dhe për kontributin e vullnetarëve të “Malteser Albania”, të cilët kujdesen për njerëzit në nevojë nëpërmjet shërbimeve mjekësore, sociale dhe humanitare.
Shqipëria, – u shpreh Presidenti Begaj, – do të mbështesë gjithmonë angazhimin e Urdhrit të Maltës në fushën e diplomacisë humanitare dhe dialogut ndërfetar, pasi vetëm në këtë mënyrë rritet kontributi i përbashkët në favor të paqes dhe solidaritetit humanitar në botë.
Presidenti i Republikës i përcolli Mjeshtrit të Madh të Urdhrit të Maltës falënderime për ndihmën në Kosovë gjatë luftës, duke e ftuar që kjo ndihmë të vazhdojë edhe në drejtim të zgjerimit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, pasi shqiptarët e cilësojnë Urdhri Sovran të Maltës si një mik dhe avokat të tyre./rtsh.al/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër