Ministria e Punëve të Jashtme njofton se është liruar nga autoritetet serbe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, Dejan Jankoviq.
MPJD tha se Jankoviq tani është rrugës për në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
“MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Kujtojmë se Jankoviq ishte ndaluar më 17 prill në pikëkalimin kufitar në Jarinjë dhe akuzohej për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.
Arrestimi i tij ka ngritur reagime të shumta nga liderët vendor dhe bashkësia ndërkombëtare./Arbresh.info
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore