Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të 446 kadetëve të Policisë së Kosovës.
“Jam e lumtur që sot ndodhem në këtë ceremoni të diplomimit te gjeneratës se 59 të Policëve të Kosovës, teksa ju kadetë të nderuar bëni betimin solemn për t’u shërbyer vendit tonë”, tha presidentja Osmani.
Osmani tha se nga sot ata janë policë të Kosovës, që të mbrojnë qytetarët pa dallim, duke shtuar se të jesh polic nuk është vetëm profesion, por një kauzë ku të gjithë ndjehen të lirë.
“Ky devirsitet është vlerë e Policisë së Kosovës, është për të gjithë, nga sot jeni Policë të Republikës së Kosovës, për të mbështetur integritetin dhe dinjitetin dhe përkrahni dhe mbroni të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim. Të jesh polic, nuk është një profesion, është një mision e një kauze ku të gjithë do ndjehen të lirë. Ju jeni shpresa e të gjithë atyre që ju shërbejnë. 5 policë të Republikës së Kosovës, po mbahen peng nga një shtet shovenist, Serbia. Betimi i sotëm e të gjithë këta kadetëve, është përgjigjja me e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla. Zoti ju bekoftë në këtë rrugëtimin të ri./Arbresh.info/



Një qytetareje i keqësohet gjendja në Trafikun Urban, mbërri...
IHMK: Kosova ka mesatarisht 26 ditë në vit me mjegull
40-vjeçari i plagosur nga Ferizaji në QKUK në gjendje stabil...
Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u re...
Greqi, fermerët vazhdojnë protestat me traktorë në rrugët ko...
Spiropali-Mucunski: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridor...