Fahri Fazliu ka reaguar pasi i është konfiskuar telefoni me urdhër të Gjykatës Speciale.
Ai në një reagim në Facebook, ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti.
“Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur përderisa isha duke e dërguar djalin tim Malin në kopsht, me dolën disa persona me thanë: Që jemi nga Prokuroria Speciale e Hagës dhe kemi një urdhër nga Gjykata Speciale e Hagës për konfiskimin e telefonit tuaj personal, pastaj më dërguan me veturen e tyre në zyret e Eulexit në Fushë Kosovë dhe aty më konsfiskuan telefonin”, ka shkruar ai, shkruan Arbresh.info
Ai tha se vazhdojnë të jenë ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme.
Sot gjatë ditës, Gjykata Speciale e ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.
LEXO EDHE:
Christopher Bennet, zëdhënës i dhomave të Specializuara të Prokurorisë as nuk e ka mohuar e as pohuar lajmin.
“Zyra e Prokurorisë Speciale nuk ka koment”, thuhet në përgjigjen e tij për Arbresh.info.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...