Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë për kundërvajtje në komunikacion, gjersa njërit prej tyre i është ndaluar vozitja për 1 vit pasi ka arritur 9 pikë negative.
Në njoftim bëhet e ditur se sot rreth orës 12:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik ka ndaluar shoferin I.TH, (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.
Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, 2 pikë negative dhe për 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
Ndërsa, rreth orës 13:00 ndaj shoferit S.R (M/K) i moshës 27 vjeçar, Policia e Komunikacionit Rrugor i vazhdoi masën mbrojtëse ndalimi i drejtimit të automjetit për 12 muaj, sepse shoferi për tri kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion i ka arritur 9 pikë negative./Arbresh.info/


Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...