Komuna e Gjilanit ka njoftuar se për nder të një çerekshekulli nga Beteja e Zhegocit është zbuluar Porta e Monumentit të Heronjve të UÇK-së në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Gjilanit, Kushtrim Zeqiri, tha se po përkujtojnë 25-vjetorin e Betejës së Zhegocit me një monument të madh për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një simbol i luftës për liri dhe pavarësi.
Sipas tij, ky monument, i vendosur në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan, shënon një moment të rëndësishëm për historinë e Kosovës dhe rezistencën e saj kundër dhunës së regjimit serb.
“Në këtë ditë rikujtojmë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është simbol i një rezistence të palëkundur për liri dhe pavarësi. Lufta e tyre është një histori e sakrificës sublime për të drejtat dhe vlerat e popullit të Kosovës. Luftëtarët e UÇK-së nuk u tronditën nga sfidat e pamëshirshme dhe vazhduan përpara me guxim dhe vendosmëri, duke lënë pas tyre një trashëgimi të idealizmit dhe përkushtimit ndaj lirisë”, tha Kushtrim Zeqiri, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit në “Facebook”.
Ai bëri me dije se ky inaugurim është shenjë e një përkujdesje të vazhdueshme për dëshmorët dhe luftën e tyre për liri.
“Ky monument, gjithashtu, përforcon një ndjenjë përgjegjësie ndaj brezave të ardhshëm për të ruajtur dhe për t’u përkujdesur për trashëgiminë e tyre të fituar me aq sakrifica dhe vetëmohim”, tha drejtori Zeqiri, thuhet tutje në njoftim.
Po ashtu ai tha se kjo ngjarje thekson rëndësinë e kujtesës dhe respektit për ata që dhanë jetën për vendin tonë.
Ndërsa ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se duke kujtuar ngjarjen e madhe të UÇK-së – Betejën e Zhegocit – vendosim që me shkronjat e arta të UÇK-së, simbolit me të cilin luftuan luftëtarët e lirisë, ta bëjmë nisjen e një inaugurimi të Portës së Heronjve, e cila do të jetë hyrje për kompleksin e këtushëm memorial./Arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...