Policia e Kosovës ka identifikuar dy kundërvajtësit ne trafik me afat skadim të vlefshmërisë se patentë shoferit.
Policia njofton se ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro.
“Me date 16.04.2024 NJRTRR Prizren, ne një pik kontrolli ne magjistralen Prizren-Suharekë ka identifikuar kundërvajtësit ne trafik me afat skadim të vlefshmërisë se patentë shoferit, ne mesin e te cilave edhe shofer të autobusëve. Në ketë rast kundërvajtësi qe kane drejtuar mjetet motorike me afat te skaduar për kategoritë përkatëse. ndaj këtyre janë shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë./Arbresh.info/
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...