Ousmane Dembele çuditërisht pohoi se ai “e do” Barcelonën pavarësisht se u vërshëllua pandërprerë gjatë rikthimit të tij në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain.
Dembele, i cili u largua nga Barcelona verën e kaluar, luajti një rol kryesor në rikthimin e jashtëzakonshëm të PSG duke shënuar golin e barazimit 1-1 në pjesën e parë në ndeshjen e dytë të çerekfinales së tyre.
PSG-ja shfrytëzoi momentin e saj pas pushimit, kundër Barcelonës me 10 lojtarë, me Vitinha dhe Kylian Mbappe që shënuan dy gola të shpejtë për të marrë epërsinë në ndeshje.
Pavarësisht se u reduktua në dhjetë lojtarë pasi Ronald Araujo mori të kuqin, Barcelona u përpoq të kthehej në lojë dhe iu afrua disa hërë. Megjithatë, fati i katalunasve u vulos kur Mbappe shënoi golin e katërt në fund të ndeshjes për të përfunduar një rikthim të paharrueshëm dhe për të vulosur një vend në katërshen e fundit.
Tifozët e Barcelonës bënë çmos për të shqetësuar Dembelen, duke fishkëllyer sa herë që francezi merrte topin, por francezi nuk ua ktheu me të njëjtën monedhë.
“Mirëpritja që më është bërë? E kam përjetuar shumë mirë sepse e kam përjetuar tashmë në vitin 2021 duke u fishkëllyer këtu në Barcelonë. Nuk do ta ndryshoj lojën time për fishkëllima. Unë kam qëndruar i përqendruar, Barca është një klub i madh”, ka thënë fillimisht Dembele.
Dembele këmbënguli se ekzistonte një besim tek bashkëlojtarët se ata mund të kthenin fatin e tyre në Spanjë pavarësisht se humbën ndeshjen e parë në Parc des Princes.
“Të gjithë besuan se ne mund të kualifikoheshim, edhe nëse e humbnim ndeshjen e parë 3-2”.
“Ne nuk u dorëzuam, e dinim se do të shënonim gola këtu. Një ndryshim i madh nga i gjithë ekipi. Punuam gjithë javën, taktikisht, me trajnerin. Taktikat e tij ishin perfekte. Edhe pse pranuam golin e parë , nuk lamë të na bjerë koka, pasi vazhduam të besojmë”, përfundoi ylli francez. /Telegrafi/
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini