Qytetarët e Kosovës të cilët kanë marrë udhë për në Kosovë me autobusë janë ndaluar në pikën kufitare Kroaci – Serbi.
Një nga pasagjerët ka thënë se pritjet janë mbi 4 orëshe ku pala serbe ua ka marrë dokumentacionet.
“Jemi duke pritë prej orës 3 të mëngjesit. Për momentin na kanë thënë të qëndrojmë në autobus kinse se nuk do të na vonojnë edhe shumë”.
“Dokumentet na i kanë marrë të gjithëve dhe s’është kryer as edhe një kontroll. Jemi diku afro 10 autobusë që po presim”, tha një qytetar në kushte anonime.
Në pamjet e siguruara shihet se autobusët po vazhdojnë të presin akoma, e për të cilën pritje nuk dihet arsyeja.

Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad