Kampi për emigrantët që do të ngrihet në Gjadër dhe Shëngjin të Lezhës, pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali nuk do të jetë gati deri më 10 nëntor. Edhe pse njoftimet e para të qeverisë italiane dhe shqiptare flisnin për hapjen në datën 20 maj, gazeta italiane “La Republica” shkruan, duke cituar Ministrinë italiane të Mbrojtjes se kampi do të hapet në fund të vitit 2024.
Gjithashtu më herët buxheti për ndërtimin e qendrave të pritjes, menaxhimit dhe mbajtjes së emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër do kushtonte 654 mln euro, por sipas një artikulli të “La Repubblica” kosto rrezikon të shkojë deri në 1 miliard euro për 5 vite.
Në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit punimet janë në hapat e para dhe është e pamundur që qendrat të jenë gati deri në muajin maj, ku do të duhen muaj që ato të jenë gati për të pritur emigrantët që do të transferohen aty deri në përgjigje të kërkesave për azil nga autoritet italiane.
Marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët u firmos në Romë më 6 nëntor 2023 nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ndërsa u ratifikua në parlamentin e të dy vendeve.
Marrëveshja ka një afat 5-vjeçar, ku emigrantët që tentojnë të hyjnë në Itali do të sillen në Shqipëri, deri në pritje të miratimit të kërkesë për azil apo dëbimit të tyre në atdhe.
Në kampet e ngritura në Shqipëri do vijnë vetëm burrat që vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta, ndërsa të miturit, gratë dhe të moshuarit do të dërgohen në Itali./euronews.al
Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në ...
Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3...
Von der Leyen: Evropa do t’i përgjigjet incidenteve të përsë...
Tri vajza të zhdukura brenda 24 orëve të Kosovë
Bastisje në Prishtinë dhe Mitrovicë për falsifikim të dokume...
Bllokimi i ishullit urban, Rama: Prishtina nuk ka me mbet pe...