Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Nga Zyra e Kryeministrit u bë e ditur se dyshja kanë folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe për rëndësinë e këtij anëtarësimi.
“Marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale ishin temë e diskutimit. Diskutimi u fokusua edhe në hapin e radhës drejt anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshill të Evropës dhe rendësinë që anëtarësimi në këtë organizatë sjell në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave përmes qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Kuti poashtu ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar si shtet themelues i Këshillit të Evropës, aleat dhe partner i Kosovës.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...